Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka theksuar se vendimmarrjet e kësaj force politike burojnë nga forume legjitime dhe një vizion i qartë europian. Në një postim të publikuar sot, Ramadani thekson:
“Ne nuk jemi produkt i pazareve politike, por fryt i një vendimmarrjeje kolektive, të ndershme dhe transparente. Në Aleancën për Shqiptarët, çdo hap buron nga forumet legjitime dhe nga një vizion i qartë europian.”
Ramadani tha gjithashtu se Aleanca për Shqiptarët nuk ka “luksin e pasaportave të sigurta”, por mban përgjegjësi të madhe përpara qytetarëve dhe kombit shqiptar. Ai shtoi:
“Zërat që shpifin vijnë nga qarqe që nuk ia duan të mirën çështjes kombëtare!”
Deklarata e tij vjen në një kohë kur Aleanca për Shqiptarët po përgatitet për sfidat e zgjedhjet e ardhshme lokale.