Historiani Asdren Shala në emisionin Rubikon në KlanKosova foli për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se ata si model kulturor kanë imamin e njohur të ndjerë Jakup Asipi.
Ai foli edhe për çështje tjera duke etiketuar shqiptarët si të dhënë tejmase pas fesë.
Ndërkohë, atij i ka replikuar sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani.
Ai kërkoi që të mos nënçmohet imazhi i hoxhë Jakup Asipit si një figurë e respektuar, duke u njohur edhe si njeriu që dha kontribut edhe për çështjen kombëtare duke iu bashkuar UÇK-së .
“Imami Jakup Asipi është një figurë e respektuar që dha kontribut të pajtetërsueshëm dhe sakrificë duke iu bashkuar UÇK-së. Ai është një figurë që ka dhënë kontribut në aspektin kombëtar duke sakrifikuar edhe jetën”, theksoi Ramadani.(INA)
Video KËTU