Shumë ushtarë nga Bjellorusia tashmë janë rrugës për në Kiev, por që ata do të luftojnë krahë forcave ukrainase, shkruan Gazeta metro.
Një grup i madh i ushtarëve fqinj kanë bërë një video, ku iu bëjnë thirrje edhe vullnetarëve të tjerë me qëllim që të krijojnë një batalion të tyre që lufton kundër Rusisë.
Zyrtarisht shteti i Bjellorusisë është partner zyrtarë në të gjitha sferat i Moskës zyrtare, po ditëve të fundit shumë qytetarë nga ky shtet kanë zgjedhur që të luftojnë për Ukrainën.
Momentalisht Rusia ka qindra trupa në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, të cilët po e mbajnë nën kërcnim permanent kryeqytetin Kiev./gazetametro.net