09 March
Biznesmenit të njohur Sead Koçan, Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot pasdite i ka shqiptuar masën e paraburgimit dhe ka lëshuar urdhër-arrest, gjegjësisht urdhër për arrestimin e Koçanit, urdhër-arresti hyn në fuqi menjëherë.
Masa e paraburgimi është shqiptuar pasi Këshilli Penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike parashtruar ndaj vendimit të gjykatëses në procedure paraprake, e cila paraprakisht hodhi poshtë kërkesën për paraburgim.
Këshilli sot ka vërtetuar se ka bazë për paraburgim, gjegjësisht ka pranuar rekomandimin e PSP-së se Sead Koçan në rast se mbetet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët dhe t’i shkatërroj dëshmitë për rastin “Trust”, ku ndër të akuzuarit është edhe Koçan, si drejtues i firmës Transmet.