Biznesmenët kërkojnë që qeveria të zvogëlojë dënimet për ndërmarrjet, dhe inspektorët para se t’i ndëshkojnë, t’i paralajmërojnë.
Biznesmenët besojnë se me legjislacionin aktual u lihet inspektorëve të mos e respektojnë kufirin maksimal për një gjobë prej pesë mijë eurosh. Shpesh ndodhë që inspektori të mos e marrë parasysh këtë kufi, dhe kompanitë të dënohen me njëzet mijë euro.
“Kompanive duhet tu lihet afat i paraparë ligjor për ta përshtatur punën. Nëse kjo nuk bëhet në një periudhë të caktuar, atëherë ata të dënohen në mënyrë rigoroze” – tha Tatjana Shterjova, Oda ekonomike.
Nga Oda Ekonomike kërkojnë të zbatohet mundësia e ankesës në Gjykatën e Apelit kur kompanive do t’u shqiptohet një dënim mandatues, diçka që nuk është e lejuar për momentin
“Fletpagesën mandatuese ne do ta kishim hequr dhe do të përqëndroheshim në atë kundërvajtëse, ku shteti dhe biznesmenët do të jenë të kënaqur dhe sigurisht duke reduktuar shumat aktuale” – u shpreh Gjino Shkrijelj, grupi i shpediterëve ndërkombëtarë dhe logjistikë.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë:
Ministria e Drejtësisë
“Ministria së shpejti do të formojë një grup pune për të përgatitur ndryshime në Ligjin për procedura penale. Analizat që do të kryhen, duhet të ofrojnë zgjidhje për të rritur efikasitetin e procedurës kundërvajtëse të shkallës së dytë. Është planifikuar ulje e gjobave kundërvajtëse si dhe ulje e mundësisë me ligje të veçanta të përcaktohen gjoba më të larta se korniza e parashikuar me Ligjin për kundërvajtje.”
Sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, risitë dhe ndryshimet do të bëhen deri në mes të vitit, dhe zbatimi i tyre me siguri do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2018. Nga Ministria e Financave nuk kishte asnjë përgjigje për atë se çfarë do ndërmarrin për vërejtjet e biznesmenëve. Kryeministri Zoran Zaev në fushatën parazgjedhore premtoi të aplikohen paralajmërime para gjobave, si dhe ulje të gjobave që i paguajnë në ekonomi.