Qeveria çdo tre muaj do ta analizojë realizimin e investimeve kapitale, të mbajë llogari si t’i shpenzojë paratë e popullit dhe i gjithë procesi të jetë maksimalisht transparent, kërkon bashkësia e biznesit. Ministri Tevdovski në debatin e sotëm në Odën Ekonomike të Maqedonisë e prezantoi propozim buxhetin për vitin 2018, kompanitë paralajmëruan se rritja e akcizës së naftës do të ketë ndikim serioz ndaj sektorëve të caktuar, posaçërisht mbi ata që përdorin makineri, sugjeroi se ka investime në përmirësime strukturore të performancave ekonomike të cilat do të rezultonin në rritje dhe pyetën nëse Qeveria është e gatshme për ristrukturim të administratës duke marrë parasysh akuzat e shumta në publik se është e tepruar, joefikase dhe e bazuar në punësime partiake.
“Kemi probleme serioze dhe mundemi seriozisht të ndikojmë në përmirësimin e anës së të ardhurave. Do t’u lutesha që në fazë më të hershme të konsultoheni, të përpiqemi bashkërisht t’i përmirësojmë vendimet, të përcaktojmë ndikimet që në fund do të rezultojnë me BPV. Kur ne në sektorin real flasim për rritjen e të ardhurave, bëjmë gjithçka në ekonominë e brendshme t’i përmirësojmë performancat, ndërsa kur flasim për rritjen e pagave, bëjmë gjithçka t’i zvogëlojmë shpenzimet sepse paga është rezultat i diçkaje”, tha Mitko Koçovski nga “Makstil”.
Paraprakisht kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski, pyeti pse nevojitet rritje e buxhetit në kushte kur Qeveria pohon se sektori publik duhet t’i lë më shumë hapësirë atij privat dhe nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për mosshfrytëzimin e deritanishëm të mjeteve të investimeve kapitale, që sipas tij, drejtpërdrejtë ndikon në sektorin e biznesit Buxheti mundet më seriozisht të rritet, vetëm nëse sigurohet arsim më i mirë publik, shëndetësi e mirë publike, rrugë më të mira, diçka që do të ketë efekt kthyes. Por nuk duhet vetëm të rriten pagat, por paralel duhet të rriten edhe kriteret. Lidhur me administratën, theksoi se kjo është çështje për Ministrinë e Shoqërisë Administrative, edhe pse megjithatë në sektorin e financave, tha, mungojnë kuadrot, ndërsa ka edhe pjesë në të cilat duhet të bëhet ristrukturim.
Gjatë diskutimit u hapën shumë çështje në të cilat ministri drejtpërdrejtë u përgjigj. Edhe ai edhe kryetari i Odës, Branko Azeski, konfirmuan se mënyra e tillë transparente e diskutimit gjatë miratimit të buxhetit do të bëhet praktikë dhe do të kalojë në traditë. Tevdovski i përsëriti projeksionet dhe tha se është absolutisht i pranueshëm propozimi i kompanive të bëhet analizë e investimeve kapitale çdo tre muaj dhe theksoi se edhe pse më i madh se vitin e kaluar buxheti aspak nuk është i vëllimshëm, posaçërisht nëse krahasohet me vendet e tjera. Për furnizime publike, megjithatë qëndrimi i tij është se projektet duhet gjithnjë e më shumë t’i fitojnë firmat tona vendore. Ministri i Financave, para fillimit të debatit, dërgoi apel deri te mediat, nëse nuk janë profesional, të mos manipulojnë me tema siç është akciza dhe rritja e saj. Propozim buxheti për vitin 2018 javën e kaluar u vendos në debat publik në Ministrinë e Financave para përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit, sindikatave dhe sektorit joqeverita.
/Almakos
D.k