Kompanitë familjare në Maqedoni nuk kanë strategji për rrithje dhe zhvillim të biznesit familjarë as edhe shkathtësi dhe njohuri të nevojshme për menaxhim me biznesin. Përfaqësuesit e bizneseve familjare në Maqedoni kanë nevojë për të zotëruar mjete dhe mekanizma për të kuptuar dhe menaxhuar çështjet kyçe që lidhen me biznesin familjar, njohuritë dhe aftësitë për krijimin dhe zbatimin e një strategjie realiste të rritjes së biznesit në familje, si dhe mjetet dhe mekanizmat për vazhdimin e vendimeve me një kompromis.
Këto janë rezultatet kyçe që kanë dalë nga hulumtimi në terren i cili u realizua në periudhën Maj – Korrik 2017, të implementuar nga CEFE Maqedoni dhe Këshilli nacional Rinor në Maqedoni dhe që u prezentua në hapsirat e GEM Klub në Shkup.
Hulumtuesit përfshijnë biznese familjare nga 8 rajonet planore në Republikën e Maqedonisë, ku me anë të pyetësorit të përgatitur, i cili ishte i njejtë për të gjitha shtetet implementuese të projektit, u morën mendimet e 63 bizneseve familjare. Ky raport është në kuadër të projektit ndërkombtarë FABUSS i cili realizohet në partneritet me nëntë organizata nga Greqia, Portugalia, Italija, Bullgarija dhe Qiproja. Në Maqedoni projekti implementohet nga CEFE Maqedoni dhe Këshilli nacional Rinor në Maqedoni. Hulumtimi është produkt i fazës së parë të projektit që nënkupton detektimin e pasardhësve të bizneseve familjare dhe hulumtim mbi nevojat e tyre gjatë trashëgimisë së biznesit familjarë.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Përplasja për aeroportin e Vlorës/ Media ndërkombëtare: Shqipëria përballet me dy padi në arbitrazh
- Nga 1 shtatori nis orari dimëror i transportit publik në Shkup
- Masa për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore do të zgjasë deri më 30 shtator
- Pushimet u kthyen në tragjedi/ Pësoi djegie të rënda pas zjarrit që përshiu hotelin në Vlorë, ndërron jetë në Turqi 25-vjeçarja
- ASH: Nga 310 nxënës të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” vetëm 9 shqiptarë
- “Mbyllen sytë” për paralelet maqedonase, ndërsa dyert mbyllen për nxënësit shqiptarë
- Njihuni me pilotin nga Gostivari me 25 vite karrierë ndërkombëtare në aviacion
- ASH për skandalin në shkollën e policisë: Përbërja e sotme do reflektohet në përbërjen e ardhshme të policisë


