Secilit subjekt afarist i cili dëshiron rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, sidomos për start up kompanitë i duhet një Bankë e cila është partneri i tyre i besueshëm dhe e cila do t`i përkrah në realizimin e planeve zhvillimore. Bankë tek e cila do të bazohen në punën e përditshme dhe e cila do të ketë mirëkuptim për nevojat e tyre.
Njëra prej mënyrave të vendosjes së mirëbesimit është që të ketë transparencë në transakcionet bankare dhe të sigurohet parashikim në të gjitha harxhimet gjatë punës që lidhen me operacionet bankare.
Është me rëndësi transparenca, por edhe efikasiteti dhe siguria në aplikimin e operacioneve digjitale bankare.
Digjitalizimi në transakcionet profesionale është pjesë esenciale e proceseve të punës dhe rreth saj nuk kemi dyshime, është çështje e rëndësishme vetëm ajo se cila Bankë në mënyrën më të mirë do ta mundësoje.
Pagesat onlajn, pagesat përmes KIBS dhe MIPS, qasja në raportet, hyrjet devizore, bankimit mobil dhe elektronik, pagesa e qarkullimit ditor Cash IN 24/7, si dhe posedimi i kartelës biznesore debitore janë aktivitete që janë pjesë e punës së përditshme, të cilat duam që pa pengesa të funksionojnë, por edhe të kemi një pasqyrë të pastër në harxhimet për realizimin e tyre.
Nëse mendoni që për herë të parë të hapni llogari në bankë ose dëshironi të hapni llogari të re, është mirë që të informoheni se UNI Banka Shkup ofron mundësi dhe E pako biznesore atraktive të cilat nuk lëshohen aq lehtë.
Me “E – pakon MINI” themelore fitoni shërbime të shumta bankare dhe 30 pagesa shtesë interne, 11 pagesa përmes KIBS dhe 2 pagesa përmes MIPS, që është një mundësi e shkëlqyeshme për kompani ose start up me qarkullim më të vogël të transakcioneve të marrin përkrahje bankare profesionale për vetëm 690 denar.
Për ato kompani që kanë një numër më të madh të transakcioneve këtu është “E biznes pakoja” e dytë, e cila përskaj mundësive tjera, përfshinë edhe pagesa pakufi interne, 22 pagesa përmes KIBS dhe 6 pagesa përmes MIPS pa pagesë. Është për tu përmendur edhe “E biznes pakoja + “, e cila siguron edhe 3 pagesa devizore me harxhime SNA.
Me zgjedhjen e njërës prej tre biznes pakove elektronike të UNIBanka Shkup keni mundësi që të jeni pjesë e një banke moderne dhe digjitale e cila ka kapacitet që t`iu përgjigjet të gjitha kërkesave dhe nevojave Tuaja dhe ku do të ndjeheni si një klient i respektuar dhe vlerësuar.
Çka duhet të bëni?
Të hapni një llogari të re bankare në UNIBanka Shkup, dhe nëse tashmë keni llogari aktuale, është e nevojshme që të merrni kartelë biznesore debitore, me çka do të përfitoni 3 muaj aktivizim pa pagesë të njërës prej tre Pakove Elektronike Biznesore të UniBankës.
Në këtë mënyrë nuk keni nevojë që të shqetësoheni për operacionet bankare, por në tërësi të përkushtoheni në biznesin tuaj, pasi që keni Bankë e cila do ti plotësoje të gjitha pritjet tuaja.