Rreth 20 kompani nga Adijamani, Turqia lindore, sot do të kenë
takime të drejtpërdrejta me kompanitë e Maqedonisë në biznes forumin që e organizon Odaekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO).
Siç kumtoi MATTO, qëllimi i vizitës së delegacionit të biznesit nga Adijamani është njoftimi memundësinë për bashkëpunimin në sektorin ushqimor, të tekstilit,ndërtimtarisë, xehetarisë, pajisjeve
për sektorë të ndryshëm industrial, hotelieri dhe turizëm, si dhe skenimi i klimës afariste dheinvestuese në Maqedoni, Serbi dhe Kosovë.
Adijaman ndodhet në lumin Eufrat në Turqinë juglindore dhe është pjesë e projektit “Rruga emëndafshtë”. Në të janë përfaqësuar më shumë industri: ushqimore, e tekstilit, konfeksionit,eksploatimi i gurëve dhe jometaleve të tjera, metali dhe përpunimi i metalit, nafta dhe gazi natyror,
prodhimi i produkteve prej plastike dhe gome, prodhimi i mobileve,… Disponon me xehe hekuri,mermer, thëngjill dhe naftë të papërpunuar. Prej nevojave të përgjithshme të naftës së papërpunuarnë Turqi, 70 për qind eksploatohen në rajonin Adijaman.
Oda tregtaro-industriale e Adijamanit është themeluar në vitin 1984, numëron 3.700 anëtarë dhe i ka 18 shoqata profesionale. Në korniza të saj funksionon edhe Bursa e mallrave të Adijamanit.
Oda tregtaro-industriale e Adijamanit është themeluar në vitin 1984, numëron 3.700 anëtarë dhe i ka 18 shoqata profesionale. Në korniza të saj funksionon edhe Bursa e mallrave të Adijamanit.
Në biznes forum do të marrin pjesë kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademoski, zëvendësi i tij dhe pronar i TURMAK, Eser Xhevahir dhe shefi i përfaqësisë tregtare të Turqisë në Maqedoni, Bunjamin Kutlu.