Ata kundërshtojnë vendimin e komunës së Çairi dhe të Qytetit të Shkupit për dislokimin tezgave pas poliklinikës së Bit Pazarit pasi aty sipas tyre nuk ka frekuentim të njerëzve dhe rrjedhimisht nuk do të kenë shitje.
ndërkohë nga Komuna e Çairit thonë se pavarësisht protestave të shitësve ata qëndrojnë pas vendimit të tyre për dislokimin e tyre me qëllim lirimin e hapësirave. Edhe nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk do të heqin dorë nga synimet për lirimin e trotuareve nga vendosjet e paligjshme përgjatë bulevardeve. Sipas institucioneve, pas renovimit të pazarit shitësve do të ofrohen tezga brenda hapësirave të treguar , por se paraprakisht ata duhet të arrijnë marrëveshje me drejtuesit e tregut, në të kundërtën edhe këtë të mundësi do ta humbin.