Dje në ora 13:26 në spitalin e qytetit në polici është lajmëruar se është sjellë një grua me inicialet V.K (63) nga fshati Kuçevishtë e Shkupit, me lëndime të rënda trupore nga një fatkeqësi në Bit Pazar. Ajo është goditur me motor të drejtuar nga një person i panjohur i cili e ka braktisur vendin e ngjarjes, transmeton Medial.mk.
Merren masa për zbardhjen e rastit.