5 prilli është afati i fundit kur shitësit ilegal në Bit Pazar duhet të heqin tezgat e improvizuara në rrugë dhe trotuare. Këtë, para pazarxhinjëve e paralajmëroi zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu duke shtuar se kjo nismë bëhet me qëllim që të lirohen trotuaret për këmbësorët dhe çiklistët. Gjithashtu, qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit paralajmëruan rregullimin me sipërfaqe gjelbëruese të sipërfaqeve të uzurpuara dhe shënimin e vendit për taksistët.
Prandaj, në bashkëpunim me “Skopski pazar” këtyre njerëzve u kemi siguruar tezga me qira në kuadër të Bit Pazarit, me çmime të volitshme. Për këtë qëllim, personat e njëjtë duhet të lidhin kontratë me “Skopski pazar” Sh, A Shkup por paraprakisht të lajmërohen në numrin e telefonit 02/3111 880 dhe atë deri më 5 prill të këtij viti. Të gjithë ata që nuk do të lidhin kontratë dhe do të vazhdojnë të shesin në rrugë ose trotuar do të gjobiten. Kjo bëhet me qëllim të kthehen blerësit në pazar dhe çarshi dhe të mundësohet qasje më e lirë drejt tezgave dhe dyqaneve – deklaroi Valon Saliu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.
https://youtu.be/Cw1gg5q8BdY