“Me informacionet që i kemi tani, nuk ka asnjë rrezik dhe furnizimi me gaz natyror në vend do të vazhdojë pa problem”, tha kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, në “Argument Plus” në TV24.
Ai shtoi se ne si vend duhet gjithmonë të kërkojmë dhe të kemi më shumë mundësi për furnizim me gaz natyror.
“Kjo do të vazhdojë të ndodhë. Maqedonia po bën lidhje të re interkonektive, për herë të parë do të lidhemi edhe me Greqinë, në mënyrë që gazi natyror të marrim edhe nga burime të tjera…”, tha Bislimovski.
Kryetari i RKE tha se tregu i gazit natyror nga 1 janari do të funksionojë normalisht përkundër anulimit të Makpetrolit, pasi siç tha ai janë lëshuar 12 licenca për tregti dhe furnizim me gaz natyror.


