Problemi me “Makpetrol”-in është tejkaluar dhe kompania në ditët në vijim do të dorëzojë oferta për të gjithë konsumatorët, deklaroi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRE), Marko Bislimovski.
Sipas tij, gaz do të ketë, ndërsa konkurrenca do të sigurohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, prej kur do të vlejnë rregullat e reja të tregut.
Konsumatorët, siç tha Bislimovski në një paraqitje në TV 24, duhet ta dinë se “Makpetrol” siç ka funksionuar deri më tani nuk do të jetë. “Makpetrol” do t’u dorëzojë nominime dhe nëse konsumatorët heqin dorë, marrin më shumë, do të paguajnë më shumë për atë, por jo “Makpetrol”-it, por sistem operatorit transmetues GA-MA.
Në takimin me kompanitë shtetërore NER dhe GA-MA, si dhe tregtarët, furnizuesit dhe konsumatorë, u dakorduan që procesi të fillojë sipas planit. Megjithatë, theksoi ai, për të hequr disa rreziqe që do të ndodhnin me furnizuesit e rinj të gazit natyror, kemi mundësuar që rol më aktiv të merr edhe GA-MA, apo kompania e re që do të krijohet javën e ardhshme, që të marrë përsipër të ndihmojë konsumatorët qpër të dorëzuar nominime, gjatë prodhimit dhe punimeve të caktuara teknike, me çka mundësuam që tregtarët dhe furnizuesit të punojnë së bashku me konsumatorët në janar, me qëllim për ta relaksuar situatën.