Pas disa muajsh bisedime dhe negociata, ministrat e Energjetikës të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të hënën për vendosjen e një kufizimi për çmimin e gazit natyror dhe i pyetur nëse kjo do të kishte ndonjë ndikim në vendin tonë, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski përgjigjet pozitivisht dhe thotë se është një sinjal i mirë.
Mekanizmi i kufizimit të çmimit të gazit do të aktivizohet kur çmimi të arrijë në 180 euro për megavat orë dhe 35 euro më shumë se çmimi i referencës së gazit të lëngshëm për tre ditë rresht dhe vendosja e kufizimit ishte një propozim grek i paraqitur disa muaj më parë
Bislimoski shpreh shpresë se ky vendim do të ndikojë pozitivisht edhe tek ne.