23 May
Ende asgjë konkrete sa i përket bisedimeve për formimin e qeverisë së re mes mandatarit, Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare. Sipas zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov negociata për postet ministrore dhe kabinetin e ri qeveritare po zhvillohen në të gjitha nivelet , por ai nuk dha detaje më të hollësishme.
Bisedimet për kabinetin qeveritar siç e dini, po zhvillohen në mënyrë permanente, në moment që do të kemi informacion për ndarjet e posteve, do ju informojmë me kohë. Bisedat janë në të gjitha nivelet – deklaroi Petre Shilegov, LSDM.
Detaje nuk japin as nga BDI-ja nëse kanë caktuar emrat e bartësve të resorëve ministror që sipas informacioneve të Alsat do të jenë të njëjtë me përjashtim të një apo më së shumti dy dikastereve. Zyrtarisht nga partia e Ahmetith thonë se për momentin po bëhet harmonizimi i qëndrimeve dhe programit qeverisës të partisë mes BDI-së dhe LSDM0së dhe pas kësaj vijon procesi i ndarjes së resorëve që do ti ec përpara proceset shumë të rëndësishme për Maqedoninë.
Nga Lëvizja Besa ende nuk ka vendosur nëse do të jetë ose jo pjesë e qeverisë ndërsa qëndrimi i fundit i kësaj partie ka të bëjë me siç thuhet parimet e funksionimit të qeverisë e kanë të bëjnë me mos-përfshirjen në qeveri të personaliteteve të inkriminuara, afatet, zbatimi i deklaratës së partive shqiptare si dhe ridefinimin.
Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët pritet që sot pas takimit të Kryesisë qendrore të merr vendim se a do të jetë pjesë e qeverisë ose jo.Në këtë takim do të shpalosen edhe detajet e takimit Sela-Zaev në të cilin si thuhet në një njoftim me shkrim nuk është biseduar për çështjet kadrovike, por për modalitetet e zbatimin të programit të saj nëse do të jetë pjesë e ekzekutivit.
Bisedimet për formimin e Qeverisë së bazuar në dinamikën e zhvillimeve nuk do të mund të përmbylljet deri në fund të javës, kjo edhe bazuar në faktin se të mërkurën dhe të enjten mandatari Zaev do të qëndroj në Bruksel me ftesë të shefes së diplomacisë evropiane Mogerini.
Blerim Ismaili

