Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot bisedoi në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin Fajsal bin Farhan Al Saud.
“Gjatë bisedës e cekëm angazhimin e përbashkët për avancim të marrëdhënieve bilaterale, me ç’rast si hap konkret e theksova hapjen e ambasadës rezidente në Riad – vendim që e konsiderojmë si nxitje për thellim të bashkëpunimit në pjesën e sferave ekonomike dhe të tjera të interesit të prëbashkët”, kumtoi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.
Siç shkroi Mucunski në Fejsbuk, ministri saudit e përshëndeti vendimin, me atë rast nga ana e tij u shpreh gatishmëri për përforcim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe rritje të dinamikës së dialogut politik, ekonomik dhe institucional mes dy vendeve.