Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pasdite zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.
Në bisedë, përfaqësuesja e lartë Kallas e konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi MPJTJ.
Ministri Mucunski e riafirmoi përkushtimin e vendit tonë në vlerat evropiane – sundimin e drejtësisë, dialogun dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor – si themele të procesit të anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.
U fol edhe për lidhjen rajonale, me çka Mucunski e nënvizoi mbështetjen për Korridorin 8 si prioritet strategjik për integrim infrastrukturor të rajonit.
Mucunski dhe Kallasi shkëmbyen mendime edhe për situatën në Lindjen e Mesme, bashkërisht duke e theksuar nevojën e respektimit të të drejtës ndërkombëtare dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtutjeshëm, qëndron në kumtesën e MPJTJ-së.