Bio-mbetjet apo mbeturinat nga ushqimet
Ç’janë bio-mbetjet apo mbeturinat nga ushqimet?
Bio-mbetjet nënkuptojnë mbeturina që mund të zbërthehen në rrugë biologjike dhe që gjenerohen gjatë përpunimit dhe konsumit të ushqimit nga burime të ndryshme, apo mbetjet që gjenerohen nga qytetarët, kafenetë, restoranet, shtëpitë e banimit, kompanitë dhe subjektet e tjera, parqet dhe oborret, shitoret, si dhe mbeturinat nga fabrikat për përpunim të ushqimit. Tek bio-mbetjet nuk bëjnë pjesë mbeturinat nga pyjet apo nga bujqësia dhe prandaj ky term nuk duhet ngatërruar me termin ,,mbetje të bio-zbërthyeshme’’, që përfshin edhe materialet e tjera të bio-zbërthyeshme siç janë druri, kartoni, llumi i mbetur, tekstili natyror.
Ka shumë përkufizime për termin ,,mbetje nga ushqimet’’, por termi ,,humbja e ushqimit’’ kryesisht i referohet humbjes së ushqimit gjatë korrjes, ushqim ky që hidhet për shkak të ndonjë ,,defekti’’, pa dallim se a është i sigurt apo jo për tu konsumuar nga njeriu, apo humbjeve me hedhje padashje të ushqimit që ndodh para apo gjatë prodhimit të ushqimit. Termi ,,teprica ushqimore’’ ka të bëjë me tepricën e ushqimit të prodhuar dhe shfaqet kur furnizimi me ushqim tejkalon kërkesën. Prandaj përkufizimi i ,,mbetjeve nga ushqimi’’ përfshin edhe ,,humbjen e ushqimit’’ dhe ,,tepricën e ushqimit’’ të gjitha bashkë.
Bio-mbetjet përbëjnë një problem global i cili pasqyrohet negativisht në mjedisin jetësor, statusin shoqëror dhe në ekonomi. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2021 ka 2,01 miliarda tonelata, apo rritje prej 70% në krahasim me vitin 2016, dhe parashihet që në botë do të ketë deri në 3,40 miliarda tonelata në vitin 2050. Largimi i këtyre mbetjeve kontribon mjaft në ngrohjen globale si rezultat i emetimit të gazrave serrë, siç janë metani (CH4), dioksid karboni (CO2) dhe oksidi i azotit (N2O).
Bio-mbetjet mund të transformohen përmes disa mënyrave. Mënyra më e shpejtë e transformimit të tyre është shndërrimi i tyre në karburant që do të zëvendësonte karburantet fosile, duke ulur kështu edhe ndotjen e mjedisit. Llojet e ndryshme të bio-mbetjeve mund të transformohen sipas dallimeve në tiparet e përbërjeve të tyre, duke zbatuar ekstraktimin e komponenteve aktive biologjike, apo përmes teknikave termokimike dhe biokimike. Bioproduktet e fituara mund të përdoren në industrinë e ushqimit, industrinë farmaceutike, kozmetike, në proceset e sintezës, si dhe në proceset e trajtimit të ujërave të zeza që rezultojnë nga industri të ndryshme.
Foto 1. Bio-mbetje nga ushqimet
Autore: Dr. Jana Kllopçevska, Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë, USHKM, Shkup