Procedurat e anëtarsimit fuqiplotë të Maqedonisë në NATO nuk do duhet të zgjasin më tepër se një vit, vlerëson analisti politik Mersel Bilalli. Madje ai thotë se një disponimi politik më i mirë mund të ndryshojë kursin dhe procedurat të përgjysmohen.
“Edhe pse ka mendime se duhet Maqedonisë ti jepet preference e veçantë e cila do të duhet të paralajmërohet para kohe., që mund të ketë efektet e veta sa i përket rezultateve të referendumit, megjithatë potencoj se procedura është standarde diku së paku një vit që nënkupton protokolin. Pra të drejtën dhe obligimin e palëve, ne përmbushjen e standarteve teknike dhe mandej ratifikimet në parlamentet nacionale te vendet anëtare”, shprehet analisti politik Mersel Bilalli.
Nga qeveria thonë se Maqedonia ka qenë gati për të fituar ftesë nga NATO që nga vitit, 2008 , por kjo çështe është stagnuar nga mosmarrveshja me Greqinë për emrin. Zv.minitri i mbrojtjes, Bekim Maksuti, në intervistën për TVM2, megjithatë thotë se edhe pse kemi ngecur kohë relativisht të gjatë, përsëri përfitimet do të jenë të mëdhaja kur Maqedonai të bëhet anëtare e barabartë me vendet tjera të aleancës.
“Kemi patur ngecje shumë domethënëse, ku kemi patur zvoglim të buxheti, në funksionim kemi patur problem dhe në avansimin e shqiptarëve dhe oficerëve. vërtet që këto të gjitha në njëfarë forme pengojnë gjithë atë që thirret proces apo reforma.Gjënë e parë që qytetarët do ta ndjejnë është siguria. NATO është siguri për sinonim. Në qoftë se shikoni 10 vendet më të zhvilluara ekonomike në botë, 7 janë antare të NATO-s”, shprehet zv.ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti.
Megjithatë, tek autoritetet e vendit vërehet një optimizëm dhe besim për sa i përket obligimevë të brendshme që duhet ti arrijë vendi ynë, respektivisht kushtëzimet që dalin nga marrveshja me Greqinë, se gjthçka do të përfundojë për gjashtë muaj, përfshi edhe kushtet që kërkohen nga Aleanca ushtarake e NATO-s, dhe Bashkimit Europian.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU