Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me shkarkimin e Haqim Ramadanit.
Kasami tha se nuk qëndron pas Haqim Ramadanit pasi ai ka bërë thirrje në ndarje etnike në Bërvenicë.
“Deklraimet e kandidatit në fjalë janë deklarime personale të tij, ne si VLEN kemi bërë të qarë qëndrimin tonë. Në një komunë dhe në një komunitet multietnik nuk do kisha menduar se është strategjia më e mirë ndarja etnike. Ne nuk duhet të bashkohemi tek ndarjet etnike, duke të bashkohemi te vizioni jonë, për ndërtim dhe zhvillim. Prandaj vlersoj në këtë rast qëndrimet e kandidatit të komunës së Bërvenicës janë qëndrimet e tij. Unë si kryetar i komunës së Tetovës që përfaqësoj gjithë qytetarët në këtë rast edhe komunitetin maqedonas edhe rom dhe turk nuk mund të qëndroj pas thirrje në ndarje etnike” u shpreh Bilall Kasami në Alsat.


