Lideri i BESËS, Bilall Kasami tha se është i habitur dhe nuk di se si ta definon faktin që një ministër aktual publikisht para policisë ka sulmuar një funksionarë të lartë të Lëvizjes BESA në fshatin Nikushtak të Likovës.
“Sulmi para drejtorit të një institucioni shtetëror nga funksionarë të lartë të BDI-së nga familjarë të funksionarëve të kësaj strukture në Çair, ku kanë qenë të implikuar edhe persona jashtë Maqedonisë, nuk di si ta definoj ndryshe, edhe atë që ndodhi me rastin e demolimit, të shtabit në komunën e Tearcës, vetëm se si një panik që e ka kapur partinë në pushtet dhe që i ka dalë nga kontrolli”, deklaroi Kasami.
Ai tha se këto veprime dhe presione nuk do të kenë efekt tek shqiptarët sepse ata më e kanë ndarë mendjen se për kë do të votojnë në këto zgjedhje dhe ajo është “vota për koalicionin Rilindje me BESË”. /SHENJA/