Në debatin ‘200’ ku ishin prezent kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës, Adnan Neziri nga ASH, Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga BESA, u zhvilluan tematika interesante.
Pyetjes se çfarë kanë ndryshe kandidatët nga njëri tjetri ata iu përgjigjën me thekse të veçanta e të ndryshme nga njëri tjetri.
Bilall Kasami tha se ndryshimin e sheh se është parti opozitare dhe se mund të ndryshoj Tetovën për të mirë. Por nuk dha argumente të qarta rreth asaj se çfarë mund të ndryshoj.
Në anën tejtër Teuta Arifi, tha se shumë gjëra kan ndryshuar në Tetovë andaj nuk ka nevojë për ndryshime vetëm se duhet punë progresive. As kryetarja aktuale e Tetovës nuk kishte argumente të qarta.
Ndërsa Adnan Neziri iu përgjigj më gjërësisht duke përfshirë edhe projektet e reja dhe investimet që do ti bëjë në të ardhmen. Neziri tha se është ndryshe sepse ka Dije dhe Guxim, ai përdori moton e partisë së tij për të treguar se do të bëj investime për projeksione sidomos në planet urbanistike, dhe do të menaxhojë me efikasitet buxhetin komunal duke e kthyer atë në pronësi të qytetarëve.