Ejup Berisha
Turp është nëse nuk arrihet të mundet BDI në zgjedhjet e parakohshme të radhës që pritet të mbahen më 12 prill të këtij viti këtu te ne. BDI ka kohë që nuk është ndonjë subjekt i fortë që të mos ketë mundësi që të mundet në zgjedhje prandaj po të kishte ndonjë opozitë më të vetëdijshme më të organizuar dhe më përparimtare atë pra BDI-në qysh më herët do ta kishin dërguar në opozitë. Por opozita e tashme te ne është shumë e dobët dhe e brishtë saqë po nuk u bashkua dhe nuk mobilizohet akoma dhe më tepër fatkeqsisht me shumë dhembje do të themë se do të duhet tia urojnë fitoren partisë aktuale shqiptare në pushtet. Fitoren në zgjedhje opozita ndaj pozitës do të mund ta siguroj me mobilizim të qytetarëve votues duke u ofruar këtyre të fundit alternativa të pranueshme të shëndosha të kapshme dhe pozitive politike që në ditën e zgjedhjeve qytetarët votues kur të dalin nëpër vendvotime të votojnë për Partinë apo për grupimin e Partive politike opozitare të cilat i kanë bindur qytetarët se janë më ndryshe më të pranueshme më të mira më të sincerta dhe më përparimtare se partia apo grupimi i partive të cilat janë në pushtet. Kjo do të mund të bëhet vetëmse përmes bashkimit të forcave dhe të gjitha resurseve materiale jomateriale dhe kapaciteteve intelektuale mes partive politike opozitare. Kohëve të fundit për një nismë për bashkim forcash resursesh dhe njerezish janë pajtuar Aleanca për shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Alternativa e udhëhequr nga Afrim Gashi, por idenë e inicuar nga Ziadin Sela dhe të pranuar nga Afrim Gashi e ka refuzuar kryetari i lëvizjes Besa Bilall Kasami.Është e radhës që ky i fundit të pyetet pse i ikë apo se pse po e bishtnon idenë për bashkim opozitar ndërsa në opinion i njëjti gojën e ka përplot me bashkim dhe bashkpunim opozitar. Pse o Bilall hë thuaje cfar po të pengon që ti bashkangjitesh nismës për bashkim opozitar për ta mundur Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet e 12 prillit. Vërtetë thuaje cfar dreqin ke që përher bëhesh pengesē e bashkimit opozitar politik athua vallë spo të lë ish shefi yt Ali Ahmeti. Hë pra thuaje realitetin a nuk je i vetëdijshëm se sa i rëndësishëm dhe i domosdoshëm është ndryshimi në ambientin politik shqiptar këtu te ne ne RMV. Me veprimet e tua të këqija nuk befasohem sepse ti je përqarës i specializuar Bilall.Ti e përqave Lëvizjen Besa para ca vitesh e tani e refuzon apo sic thash më lart po e bishtnon bashkimin. O Bilall Kasami më dëgjo ka me të mallkuar historia nëse vazhdon të luash me fatin e një populli të tërë i cili ka nevojë për ndryshim për një realitet më të ndryshëm dhe për një të ardhme më të mirë. Shih e kam një propozim për ty nëse vërtetë je filialë e BDI-së atëher ndryshoe emrin e Partisë nga Besa në Besa e BDi-së dhe pastaj shkoni në opozit së bashku të dyja se ky popull ka nevojë pë risi, ndryshim, për përparim zhvillime pozitive, për gëzime dhe për ta gjetur lumturinë e humbur e nuk ka nevojë për status quo regres, dëshprim dhe për palumturi që ua keni servuar që moti ti me ish shefin tënd A.A.