Ekipi i koalicionit Aleanca me Besë në Tetovë, i udhëhequr nga Bilall Kasami dhe Adnan Neziri, ka realizuar një takim me afaristin e njohur tetovar, Shefki Idrizi, pronar i kompanisë gjigante Renova. Në takim është biseduar për mundësitë e përmirësimit të klimës së biznesit.
“Në një takim të përzemërt me një prej afaristëve në Komunën e Tetovës, z. Shefki Idrizi pronarin e “Renova” me të cilin bashkëbiseduam për mundësitë e përmirësimit të klimës së biznesit dhe krijimin e parakushteve për tërheqjen e investitorëve që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Tetovës”, u njoftua pas takimit.