Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin e Kinës Xi Jinping diktator. Këto komente të presidentit amerikan vijnë vetëm pak kohë pas tentimeve për ulje të rivalërisë në mes të dy shteteve, raporton Reuters.Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin kinez Xi Jinping “diktator” dhe tha se Xi është shprehur i turpëruar kur një balonë kinez ishte rrëzuar nga Amerika më herët në këtë vit.Bideni i bëri këto komente një ditë pasi sekretari i shtetit Antony Blinken shkoi për të takuar Xi-në në një udhëtim për në Kinë, udhëtim ky që për qëllim pati uljen e tensioneve midis dy vendeve.“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë që unë e rrëzova atë balonë me dy vetura të mbushura përplot me mjete spiunazhi është se ai nuk e ka ditur se balona ishte aty”, tha Bideni në një ceremoni fond-mbledhëse në Kaliforni të Martën. “Ky është një turp i madh për diktatorë. Që ata të mos e dijnë çfarë po ndodhë. Ajo balonë nuk supozohej të shkonte nga po shkonte. (Ne) e rrëzuam sigurisht”, shtoi Bideni.Një balonë që dyshohet të ketë qenë kineze fluturoi në qiellin amerikan këtë shkurt. Ky incident dhe shkëmbimet e takimeve midis zyrtarëve të Amerikës dhe Taiwan-it i kanë eskaluar tensionet midis ShBA-ve dhe Kinës. Në mars, Xi-u siguroi mandatin e tretë të tijin si president i Kinës, duke e bërë kështu atë liderin më të pushtetshëm të Kinës që nga koha e Mao Zedong-ut.Pritet që në fund të kësaj jave, Biden-i do të takojë kryeministrin e Indisë, Narendra Modi-in, dhe Kina pritet të jetë temë diskutimi midis dy liderëve.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Pronari i televizionit pro Vuçiç pretendon se protestuesit tentuan t’i vënë zjarrin redaksisë: “Për pak më vranë”
- Zvicër, kosovari mbetet në paraburgim pas të shtënave jashtë palestrës
- “Në dhjetor 1924, nxënësit e liceut të Gjirokastrës, me djaloshin 16 vjeçar Enver Hoxha në krye, kërkonin armë për të luftuar kundër kthimit të Zogut…”/ Biografia e vitit 1969, nga fondi personal i Enverit
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Lamtumira e fundit në Radavc
- Tronditet Indonezia, burri dyshohet se vrau gruan dhe djalin e tij të…
- Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
- Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn
- Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë



