Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Kështu ka reaguar në Facebook, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti ndërsa ka komentuar akuzat e kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së se “po përgatit skenare të fshehta për zgjedhjet lokale” dhe se “gjatë kohë do të qëndrojë në opozitë”
Statusi i plotë i Blerim Bexhetit:
Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson shqiptarët as me “pushtetin” e tij, e as me ndihmën e vazalëve që i shërbejnë. E dyta: Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Për Mickoskin, kjo marrëveshje do të mbetet gjithmonë një “kafshatë që nuk kapërdihet”. Tetori është afër dhe ai do ta kuptojë këtë më shumë se kurrë!