Akademik Abdylmenaf Bexheti në një prononcim për portalin TetovaSot se a vazhdon të mbetet në atë qëndrim pas letrës publike të nënshkruar nga vet Bexheti në vitin 2014 ku thuhet se qeverinë duhet ta formojnë ata parti që fitojnë duke respektuar vullnetin e shumicës si nga pala maqedonase gjithashtu edhe nga pala shqiptare vazhdon të qëndrojë në atë frymë dhe parim bazë.
Por sipas tij sot nuk mund të bëhet ky krahasim vetëm për nga numri i mandateve por nga numri i votave -cilët struktura politike përbejnë më shumë se 50% të votave shqiptare në kuptimin e legjitimitetit të shumicës si parim bazë i demokracisë
“Ne frymën dhe parimin bazë, gjithmonë mbetem në atë qëndrim. Nuk mendoj se sot mund të bëhet ky krahasim vetëm për nga numri i mandateve por për nga numri i votave-cilët struktura politike përbejnë më shumë se 50% të votave shqiptare në kuptimin e legjitimitetit të shumicës si parim bazë i demokracisë? Këtë përllogaritje, fatkeqësisht e komplikojnë edhe votat shqiptare te partite maqedonase, që askush nuk e dijë me saktësi” thotë Abdylmenaf Bexheti për TetovaSot
Ndryshe në vitin 2014 shumë intelektual nënshkruan një letër publike ambasadave të huaja në Maqedoni, NATO-së dhe shumë insitucioneve në vend që të respektohet vullneti i shumicës si te pala maqedonase gjithashtu edhe te pala shqiptare që ka fituar. Ata dolen me letrën publike qe te respektohet vullneti i votuese që fituesi të bëj koalicion me fituesin.
“Ne, grupi i intelektualëve të nënshkruar më poshtë, të motivuar nga situata post-zgjedhore, e ndjejmë të nevojshme që me këtë apel të japim kontributin tonë në drejtim të zgjidhjeve racionale politike, si në formimin e qeverisë së ardhshme, ashtu dhe në çështjet tjera në interes të vendit.
Pa dyshim ky apel duhet nënkuptuar drejt, i paanshëm dhe parimor. Disa nga qëndrimet tona individuale, rreth paarsyeshmërisë që u shkaktua me këto zgjedhje të parakohshme janë të njohura. Megjithatë ato ndodhën edhe tani duhet menaxhuar rezultati i tyre. Çdo tentim për etiketim të anësisë së këtij apeli me subjekte të caktuara politike paraprakisht është i pabazë.
VMRO-DPMNE, si parti më e madhe fituese, që sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi do t’i takojë mandati për formimin e qeverisë së re, duke respektuar praktikën tanimë të ndërtuar, pritet të ftojë edhe parti politike që prezanton shqiptarët në formimin e qeverisë.
Mendojmë se ditëve të fundit, sikundër dhe para zgjedhjeve, ka pasur dhe ka paraqitje të ndryshme te partitë politike te kampusi shqiptar dhe maqedonas që krijojnë huti dhe që në plan të parë kanë përmbushjen e ambicieve individuale ose grupore, duke i lënë në plan të dytë interesat kombëtare dhe të shtetit si dhe duke bërë veprime që janë në kundërshtim me parimet bazë të demokracisë përfaqësuese.
Nëse shqiptarët nuk do kenë në pushtet partinë për të cilën si shumicë janë përcaktuar, ata në të vërtetë mbeten pa orientuesin më elementar të vullnetit të vet politik, mbeten pa përcaktuesin e sjelljes së tyre politike respektivisht nuk e kanë kriterin themelor të statusit të vetë politik” shkruhej në apelin e intelektualëve shqiptar në vitin 2014.
Gjithashtu ata në letërn e tyre i kërkuan VMRO-së që të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare.
“Kërkojmë nga VMRO-DPMNE, që ta pranojë verdiktin e popullit shqiptar po me aq seriozitet sa edhe vullnetin e popullit maqedonas, dhe të respektojë kërkesat e popullit shqiptarë të dalë nga këto zgjedhje nëpërmjet partisë fituese në kampin politik shqiptar.
Kërkojmë nga BDI-ja, që në asnjë mënyrë të mos shkelë mbi vullnetin 153.000 votuesve që e mbështetën atë dhe të mos pranojë pozicion inferior në qeveri dhe mbi të gjitha, të mos e përbuzë këtë vullnet duke u bërë instrument i ndonjë partie maqedonase, pa marrë parasysh, presionet, shantazhet dhe lojnat e ndryshme politike që mund të luhen me ndonjë parti tjetër, që nuk e ka vullnetin e popullit shqiptar. Nuk ka arsyetim që mund ta justifikojë shmangien nga premtimet, gjersa e ka përkrahjen kaq të fuqishme të popullit shqiptar. Nuk janë të pranueshme kurrfarë arsyetimesh për shmangien nga programi zgjedhor e aq më pak ato të natyrave të shantazheve politike nga kushdo qofshin. Mbi bazën e parimeve që u fitua shumica e përkrahjes politike duhet mbetur konsekuent për pjesëmarrje në qeverisje. Por, kuptohet, që ky besim duhet të vihet në funksion të forcimit të besimit të ndërsjellë të partnerëve në qeverisje duke punuar edhe në uljen e tensioneve brenda shqiptare që u ngritën gjatë fushatës zgjedhore” thuej me tej në letrën publike të tyre.
Letrën e kanë nënshkruar Ali Aliu, Alajdin Abazi , Abdylmenaf Bexheti, Vullnet Ameti, Kryetari i Odes Ekonomike të Maqedonisë veriperendimore z. Menderez Kuci, Xhevdet Hajredini, Naser Ziberi, Ismet Ramadani dhe Albert Musliu.