Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve.
“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit!
Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.
Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.
Data 25.03.2026
Aktuale
- Gruaja e kryeministrit, Rozi Mickoska mori pjesë në samitin global për edukimin digjital të organizuar nga Melania Trump
- E Ngarkuara me Punë e SHBA viziton Fushën e Gazit në Delvinë: Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjitik amerikan
- Mehmeti: Deklaratat e Kostadinovskit, fushatë e koordinuar për degradimin e shqiptarëve!
- Osmani: Një ditë që ekspozon drejtimin e rrezikshëm të Qeverisë
- Profesor Zlatko Arsov: Ligji i ri për mbrojtjen nga duhani duhet të përputhet me rregulloren aktuale në fushën e duhanit
- Osmani bartëse e listës? Azemi tregon nëse është diskutuar si opsion në LDK
- (VIDEO) Pesë vjet rikonstruimi i bulevardit “Boris Trajkovski”, qytetarët akuzojnë për vjedhje
- (VIDEO) Rikonstruimi i Qeverisë, do të largohen ministrat që nuk punojnë, kryeministri nuk i tregon emrat


