Dikur nuk kishim besim në ekipet e regjistrimit nëse nuk ishin të përziera etnikisht. Sot na thonë të besojmë… kompjuterin e VMRO-së dhe ZNAM-it!? Dhe VLEN, pa asnjë grimë turpi, jep përkrahje për regjistrimin elektronik, jo fizik! Po çfarë ju pengon? 29.52% shqiptarë?Apo që tentativa që me vendim qeverie të na ulin në 24.30% nuk ju funksionoi? Kështu thuhet në reagimin e koordinatorit të Grupit parlamentar të Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ndërsa ka numëruar disa nga, siç thotë ai, pikat e vasalitetit të VLEN-it.
Reagimi i plotë i Blerim Bexhetit:
A ka një kufi vazaliteti i VLEN, apo është i pafund?
1. Ligji për “Përfaqësim të Drejtë”
Një farsë e shkruar për sy e faqe!
Një “trup koordinues” që nuk koordinon asgjë vetëm raporton.
Sanksione? Zero.
Kompetenca? Zero.
Edhe vetë ministri Minçev e pranoi haptas:
“Përfaqësimi i drejtë nuk zgjidhet me këtë ligj, ndoshta në një fazë të dytë… me akte nënligjore.”
Ndërsa Mexhiti, që po shet veten si “i barabartë”, tallet publikisht me shqiptarët:
“Nuk ka lidhje se do presim Komisionin e Venecias një vit edhe tani kemi përfaqësim!”
Po si jo, kur përfaqësimi i vërtetë është kthyer në dekor politik, me zero punësime dhe zero ndikim real.
2. Regjistrimi
Nga regjistrimi i vitit 2021:
Shqiptarët 619,187 banorë, ose 29.52% e popullsisë totale.
Por me një vendim të heshtur e tinëzar të qeverisë më 24 shtator 2024, shqiptarët u “shkurtuan” në 446,245, ose 24.30%.
Qeveria vendosi të përjashtojë diasporën shqiptare nga çdo përfaqësim.
Gostivari? Nga 31 këshilltarë, mbetën 23. Sepse diaspora “s’u pëlqeu në llogari”.
Dhe tani? Mos ndoshta po planifikojnë që edhe e drejta e votës e diasporës të hiqet me “vendim qeverie”?
Por Gjykata Kushtetuese ua prishi skemën për të abuzuar me popullsinë jorezidente – kështu që vendimi për fshirjen e “diasporës” ju ra në ujë.
Dikur nuk kishim besim në ekipet e regjistrimit nëse nuk ishin të përziera etnikisht.
Sot na thonë të besojmë… kompjuterin e VMRO-së dhe ZNAM-it!?
Dhe VLEN, pa asnjë grimë turpi, jep përkrahje për regjistrimin elektronik, jo fizik!
Po çfarë ju pengon?
29.52% shqiptarë?
Apo që tentativaqë me vendim qeverie të na ulur në 24.30% nuk ju funksionoi?
As algoritmi, as softueri i VMRO-së, e as përkrahja e VLEN-it nuk mund të fshijnë mbi 619 mijë shqiptarë!
As me “update” të softwarëve, as me vendime të qeverisë të orkestruara politikisht.
3. Thomas Waitz në Europë – Maqedonia Veriore dhe “Bota Serbe”
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Thomas Waitz, nuk foli me kode po ishte shume I drejteperdrejte :
“Shpreh shqetësim të thellë për konceptin ‘Bota Serbe’ dhe për pjesëmarrjen e disa zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut në takime që minojnë sovranitetin dhe stabilitetin e rajonit.”
Ndërkohë, VLEN heshtën!
Kjo heshtje nuk është vetëm tradhti politike e kombëtare , por edhe një paralajmërim për çfarë po vjen në të ardhmen, nëse shqiptarët vazhdojnë të injorohen dhe përbuzën në shtëpinë e tyre.