Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, akademiku Abdulmenaf Bexheti, në intervistën për Almakos flet për shkaqet pse pranoi përgjegjësinë për të drejtuar universitetin e dytë në gjuhën shqipe, i cili u themelua me ndihmën e fuqishme të faktorit euro-amerikan.
Në këtë intervistë rektori Bexheti ka zbuluar shtyllat kryesore tw programit, mbi të cilat ndërtohet vizioni i tij për të ardhemn e universitetit.
Bexheti ka folur edhe për dilemën nëse shqiptarëve të Maqedonisë ju duhet një universitet i fuqishëm apo duhet të vazhdohet me procesin e liberalizimit në arsimit të lartë në gjuhën shqipe.
Ai është angazhuar për një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve shqiptare në Maqedoni për të krijuar mundësi më të mira studimi për rininë shqiptare.
Rektori i ri i UJEL nuk ka nguruar të komentojë edhe akuzat për korrupsionin në universitet shqipe.
Për këto dhe shumë çështje me interes për punën e universiteteve shqiptare dhe në përgjithësi për arsimin shqip në Maqedoni, ndiqni intervistën me akademikun dhe rektorin e ri të Universitetit të Evropës Juglindore, Abdulmenaf Bexheti.