Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti ka kundër reaguar ndaj një statusi të Bekim Qokut nga VLEN.
Bexheti në reagimin e tij shkruan se mbrojtja e gjuhës shqipe nuk është patriotizëm por obligim kombëtar, duke akuzuar VLEN-in se po zbaton agjendën e partinerit të tyre të madh VMRO-DPMNE-së.
Reagimi i plotë:
Të mbrojsh të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës amtare nuk është patriotizëm por është obligim kombëtar!
Të bësh të kundërtën është t’ja kthesh shpinën popullit tënd (ka një terminoligji tjetër por nuk e them se nënkuptohet).
E hoqën “ballancuesin“ se nuk na ishte zgjidhje perfekte, tani edhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk na qenka “perfekt”!?
Por çuditërisht të dyja janë në agjendën e partnerit të MADH të tyre! Njëra në programin zgjedhor tjetra në inicijativën para Gjykatës Kushtetuese!
Ngjajshmëri e rastësishme në të dyja rastet!!!