Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka deklaruar sot se Fronti Evropian do të zgjerohet duke shtuar se ata janë të bindur se do të shënojnë fitore në zgjedhjet lokale.
Kërkesa e tyre është që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.
“Ne gjithsesi do të hyjmë. Ndoshta do t’i marrim të gjitha komunat. Jo ndoshta, por sigurt do t’i marrim. Ne bëjmë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne jemi të sigurt në bazën tonë. Ne çdo ditë jetojmë me shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike dhe jemi shumë të sigurt në këtë. Ata që frikësohen nga zgjedhjet, ata që janë të nënshtruar dhe që janë zgjedhur nga kryeministri. Ka një fjalë, gjuha nuk ka asht. Do të gjejnë arsyetime të ndryshme. Bujrum në zgjedhje. Nuk duhet të ikë askush nga zgjedhjet. Zgjedhjet janë akti më demokratik, dhe për këtë edhe njëherë apelojmë deri tek këta nga VLEN dhe VMRO-DPMNE që t’i bashkëngjiten idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qytetarët do ta kenë fjalën”, ka deklaruar Bexheti.
Data 23.06.2025
Aktuale
- EMRAT/ Abuzim me tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh, GJKKO shpall vendimin për 4 të pandehur
- Mesut Bajrami “Hajnave të Alternativës”: Koha do t’i nxjerrë në dritë të gjitha të vërtetat!
- Trupi i pajetë i gjetur në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë! Trupi u dërgua në morg për ekspertizë
- Ambasada amerikane në Katar paralajmëron për sulm, u bën thirrje qytetarëve të strehohen
- Qoku: Ligji për përfaqësim të drejtë nesër kalon në Qeveri, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
- U gjet i pajetë në lumin Shkumbin, viktima rreth 50 vjeç. Kufoma nxirret me fadromë nga thellësia e lumit
- Faton Ahmeti: Kapitullim, turpi që po nënshkruani në emër të shqiptarëve!
- Altun: Ndjekja e ShBA-së në rrugën e Netanyahut rrezikon paqen globale