Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë është institucion shkencor ndërsa foltorja e saj nuk guxon të keqpërdoret për shfryrje të ndjenjave personale të dikujt. Kështu u shpreh akademiku Abdylmenaf Bexheti pasi një ditë më parë kolegu i tij maqedonas Mitko Maxhunkov shfrytëzoi Kuvendin vjetor të ASHAM-it për të sulmuar ashpër platformën e partive shqiptare, të cilën e cilësoi si dokument të rrezikshëm dhe projekt për, siç tha krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Në këto situata Akademia e Shkencave duhet të jetë institucion racional shkencor, më qetësues dhe i bazuar gjithmonë në bazë të fakteve shkencore, jo në bazë të gjykimeve personale, individuale që mund ti kenë. Por, ne nuk mund të parandalojmë që recidivët nga sistemi i kaluar dhe eventualisht të motivoj dikë i cili dëshiron të përgatitet në moshën e thellë të pleqërisë të shkojë në botën tjetër si folklor-patriot. Pra, të këtillë individ mund të ketë dhe nuk do tëm iremi me këto komente – deklaroi akademiku Abdylmenaf Bexheti.
Fjalimi i akademikut Maxhunkov u kritikua edhe nga anëtari tjetër i jashtëm i ASHAM-it, Izet Zeqiri.
Unë nuk pajtohem dhe dëshiroj të distancohem nga konstatimet e akademikut Maxhunkov lidhur me atë se gjithçka është që është arritur në shtetin të revidohet duke filluar nga amendamenti 5 për përdorimin e gjuhëve dhe të gjitha ligjet e miratuara në vitin 2008 dhe 2011. Unë as që pajtohem me atë se ekziston Platformë shqiptare, ajo është një deklaratë e partive shqiptare me pyetje të caktuara që dalin nga programet e partive të tyre – tha Izet Zeqiri, anëtar i ASHAM-it.
Akademiku Adbylmenaf Bexheti, është i habirut se qëndrimin e fundit të kolegut të tij Mitko Maxhunkov për të cilin thotë se 5 vjet më parë vullnetarisht ishte paraqitur ti prijë komisionit për rishikimin e Enciklopedisë dhe të gjitha zërave të gabuara në të, ndërkohë që tani paraqitet me një pozicion krejt të kundërt dhe të afërt me qëndrimet e VMRO-së
Kjo ka ndodhë para 4-5 vitesh, si ka mundësi një njeri që para 4-5 vitesh ka pas qëndrime të këtilla parimore, shkencore se e mer përsipër të ribotojë dhe të përmirësojë të gjitha zërat e gabuara pa bazë faktike të një dokumenti që bëri gjithë aq bujë negative, pra sot të paraqitet me këtë pozicion – shtoi akademiku Abdylmenaf Bexheti.
Mitko Maxhinkov një ditë më parë ftoi partitë shqiptarë të kërkojnë falje për platformës shqiptare ndërsa kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare ta dënojë këtë document që sipas tij cënon shtetin e Maqedonisë.
Melihate Rustemi

