Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli duke dhënë këshilla për qytetarët që mos t’ua japin përkrahjen politikanëve nëse ata i kanë gënjyer një herë. Pacolli, madje i quan budalla atë që sërish i kanë besuar një politikani i cili i ka gënjyer herën e parë.
Ky mesazh i Pacollit është dukur shumë aktual dhe i qëllimshëm sepse është dhënë në prani të kryetarit aktual në komunën e Çairit, Visar Ganiu, me çka shumëkush vlerëson se kontrata e tij mbeti e parealizuar.
Një ndër premtimet kryesore të Ganiut ishte edhe ndërtimi i katër garazheve në kate, e që në katër vite nuk u bë asnjëra prej tyre. Tani ai ka premtuar se në mandatin e dytë do t’i bëj jo katër por 12.
https://fb.watch/7Vz_LU47-j/


