Beteja për qytetin e Mariupolit është ashpërsuar, bombardimet intensive ruse po vazhdojnë, ndërsa janë publikuar edhe pamje nga rezistenca e fortë ukrainase e cila siç duket po del të jetë arrë e fortë për pushtuesit rus, transmeton Gazeta Metro.
Beteja tashmë është zhvendosur brenda qytetit të Mariupolit, ndërsa bombardimet dhe sulmet ruse ajrore janë të vazhdueshme.
Mirëpo ushtarët e regjimentit Azov siç shihet në video po shkatërrojnë pushtuesit rusë në betejën që po zhvillohet në qytetin e Mariupol./gazetametro.net