Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nëshkruan sot marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Lideri i VV-së, Albin Kurti ka thënë se nesër në Kuvend do të shkojnë me marrëveshje të nënshkruar.
“Na ndan vetëm një ditë nga seanca ku do zgjedhim qeverinë e re ne u takuam me Isa Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër në seancë të Kuvendit për ta zgjedhur qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrur vesh për të gjitha”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i ardhshëm i vendit, Albin Kurti ka thënë se kryetarin e Kuvendit do ta propozojnë nesër mirëpo nuk e ka sqaruar pozitën e kryetarit aktual, Glauk Konjufca.
Kurti ka refuzuar të thotë direkt se nesër Konjufca do dorëhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit por e ka bërë të ditur se një kryetar i ri do të jetë nga ana e Lidhjes Demokratike, raporton lajmi.net.
“Nuk do të jap dorëheqje Konjufca ai do të jetë pjesë në ekzekutiv, ka pasur një llojë zgjatje për shkak të interesimit të madh ne duam të bëjnë një reform e cila është e pesëfisht, ne nuk jemi vonuar ashtu siç është dukur për shkak se ka qenë e pamundur të bëjmë diçka më herët”, ka deklaruar Kurti.
Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka bërë të qartë se posti i presidentit ka mbetur të diskutohet më vonë dhe se nuk është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar tani.
“Sa i përket presidentit jemi marrë vesh të mos të jetë pjesë e marrëveshjes që e kemi nënshkruar të jetë një çështje që unë dhe Kurti do dakordohemi si liderë politikë dhe do ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme që të zgjidhet”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se në LDK sot do vendoset se kush do të propozohet për kryetar të Kuvendit, duke dhënë direktiva për Vjosa Osmanin, e cila ishte kandidate për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Në LDK sot do të vendosim për kryetar të Kuvendit, kemi thënë se këtë pozitë do ta merr ai ose ajo të cilin qytetarët ia kanë dhënë votën me të madhe”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/