Në betejën për Kiev ofensive ruse ka ngelur dhe nuk ka përparim pasi që nuk kanë arritur të vendosin kampet e tyre taktike. Kanë ngelur rusët ende mbi qytetin Irpin dhe Hostomel në qarkun e Kiev, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të fundit nga beteja për kryeqytetin ukrainas, rusët jo që nuk kanë përparuar por kanë ngelur në vend dhe në disa raste janë zmbrapsur dhe kthyer mbrapsht nga erdhën.
Në xhirimin e publikuar nga ushtria ukrainase shihen si ushtarët e këtij njësiti luftojnë pak mbi qytetin Hostomel, për të rikthyer nën kontroll një fshat. Aty shihet njësiti i granatierëve dhe këmbësoria ukrainase në sulm. Njëri prej tyre e jep edhe një vlerësim për armatën ruse: “Kemi fat që këta shkërdhata janë aq budallenj” tha ai./gazetametro.net