Pas takimit të suksesshëm me zotin Rüdiger Schmitt, pronar dhe drejtor i përgjithshëm i Oskar Kämmer Schule – Gjermani, një nga institucionet më prestigjioze arsimore në Evropë, Struga hap një faqe të re në zhvillimin arsimor.
Gjatë takimit u arrit marrëveshja për hapjen e shkollave të reja gjimnaziale dhe profesionale në Strugë, sipas standardeve gjermane dhe me diploma të njohura në mbarë botën.
Në këtë rast, zoti Schmitt i dhuroi zotit Asani një shall me simbolin e luanit, duke thënë: “Luanët gjithmonë luftojnë… dhe në fund fitojnë.”
Një mesazh që u bë simbol i forcës, vendosmërisë dhe vizionit për një Strugë që beson në të ardhmen e saj.
Besnik Asani u shpreh se ky është vetëm fillimi i një epoke të re për qytetin:
“Kjo është marrëveshja midis Strugës dhe së ardhmes. Do të luftojmë si luanë për zhvillim, dije dhe të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë.”
Struga vepron, Struga investon te të rinjtë, Struga krijon të ardhme!