Në prag të festës të Fitër Bajramit qytetarët e besimit Islam, tashmë kanë kryer përgatitjet e nevojshme. Ata shprehen të gatshëm për të festuar, ndërkohë që kanë blerë gjërat e duhura, ndërsa thonë se më shumë kanë shpenzuar për veshmbathje se sa për ushqime. Bakllavaja si ëmbëlsirë karakteristikë për festën Bajramit edhe këtë herë nuk do të mungojë në sofrat e tyre.
“Si janë çmimet për Bajram në krahasim me vitin e kaluar?– Mirë janë, nuk ka ndryshime, janë njëjtë si vjet”.
“Po kam dal me u blerë fëmijëve. Nuk e di as të larta a të ulëta, po duhet, çfarë të bëjmë unë i kam vetëm dy fëmijë”.
“A jeni përgatitur për Bajram? Krejt i kemi përgatit”.
“Po, po, krejt i kemi bërë. Oh, para 3 dite e ka gatuar gruaja”.
Nga ana tjetër edhe shitësit pohojnë se çmimet janë të njëjta por interesimi i qytetarëve në prag të festës nuk ka qenë shumë i madh.
“Jo çmimet normal. Shumë mall ka edhe për atë janë lirë çmimet. Ka lëvizje por, jo shumë.
“Kërkohet më shumë veshje më çmime të lira,veshjet e shtrenjta nuk shiten se popullsia nuk ka të holla.
“Çmimet normal i kemi zbritur pak por puna është dobët shumë, për shkak të ekonomisë dhe shtetit në krizë.”
Fitër Bajrami festohet në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazani. Në këtë ditë të gjithë besimtarët musliman shpërndajnë lëmoshë ,solidarizohen me të varfrit dhe festojnë të gjithë së bashku.
Alsat-M