Ministri i finansave Fatmir Besimi ka njoftuar se ka filluar implementimi për efikasitet energjetik në sektorin publik dhe projekti për përmirësimi e arsimit fillorë, shkruan TOP24.
Besimi ka njoftuar se për përmirësimin e kushteve të arsimit fillorë janë paraparë 21.5 milion denarë e ndarë në katër komponente.
Postimi i plotë i ministrit të finansave:
Fatmir Besimi
?? Filloi implementimi i Projektit për efikasitetin energjetik në sektorin publik si dhe Projekti për përmirësimin e arsimit fillor, me një vlerë totale prej 46.5 milionë euro.
? Marrëveshja për financimin e Projektit për efikasitetin energjetik në sektorin publik është në shumë prej 25 milionë euro dhe po këto mjete do të ndahen në investime për përmirësimin e efikasitetit energjetik në ndërtimet publike, në komuna dhe në objektet publike shëndetsore.
? Projekti do të zbatohet përmes njësisë projektuese për implementim të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale #MSIP , projekt i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së financave.
? Marrëveshja për financimin e Projektit për përmirësim të arsimit fillor është në vlerë prej 21,5 milionë euro dhe përbëhet prej katër komponentave:
✅ “Përmirësim të nivelit arsimor në shkolla” në shumë prej 15,1 milionë euro;
✅ „Reforma për monitorimin dhe vlerësimin e progresit nacional në mësim” në shumë prej 1,9 milionë euro;
✅ „Përforcim i kompetencave të stafit mësimdhënës, bashkëpuntorëve profesional dhe drejtorëve të shkollave” në shumë prej 2,9 milionë euro;
✅ „Menaxhim i sektorit, udhëheqje e projektit, monitorimit dhe vlerësimit” në shumë prej 1 ,54 milionë euro.
?Këto projekte janë në kuadër të bashkëpunimit katërvjecar me Bankën Botërore, e cila me një vlerë totale prej 420 milionë dollarë ka për qëllim krijimin e një ekonomie konkuruese, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në vend.