Lëvizja Besa konsideron se si nevojë urgjente dhe e patjetërsueshme është ridefinimi në sistemin e drejtësisë. Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa tha se për ata, si një nga shtyllat kryesore e cila urgjentisht kërkon ndërhyrje për t’u definuar drejt dhe saktë, është sistemi i drejtësisë në mënyrë që mund të prodhohen vendime të drejta pa u ndikuar nga politika dhe preferencat partiake.
“Lëvizja BESA gjykon se këtij sistemi të (pa)drejtësisë i nevojitet urgjentisht një ridefinim i plotë, për t’u rikthyer profesionalizmi dhe për t’u vendosur në pozitat e caktuara personat adekuatë, të cilët nuk do gjykojnë mbi bazat etnike dhe fetare. Ne insistojmë që të krijohet një sistem i cili do t’i vendosë standardet bashkëkohore në ndarjen e drejtësisë dhe i cili përfundimisht, me ridefinimin e tij, do ta çrrënjosë mendësinë e funksionimit komunist të ish-Jugosllavisë në raport me shqiptarët”, ka deklaruar Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa.
Më tej Sejdiu shton se është e patolerueshme dhe pa e kuptueshme për ta mënyra se si gjykatat veprojnë dhe marrin vendime, duke bërë ndasi mes etnive.
“Si ka mundësi që një i ri, në një protestë të kontrolluar, vetëm pse i ka thyer xhamat e gjykatës për të shprehur revoltë ndaj vendimeve të padrejta në rastet e montuara politike, të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa në anën tjetër dhunuesit e deputetëve në rastin e 27 prillit lihen në arrest shtëpiak ose nuk u shqiptohet asnjë masë parahetimore”, ka shtuar ai.
Blerim Sjediu potencoi se Lëvizja Besa kërkon ridefinimin e sistemit të drejtësisë në mënyrë që gjykatat të mos jenë të politizuara dhe me ndikim të skajshëm partiak, por të shërbejnë në dobi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë në mënyrë të njejtë, pa marrë parasysh etnitetin e tyre.

