Lëvizja BESA ka paraqitur ankesë në KSHZ në lidhje me, siç thonë nga kjo parti, mospërputhjen e rezultateve reale me të dhënat elektronike të dërguara në KSHZ. Sipas kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kontestues janë dy deputetë nga Njësia e dytë dhe Njësia e gjashtë zgjedhore.
“Kemi informacone se ekziston mospërputhje mes të dhënave reale nga terreni dhe numrave në KSHZ. Kjo na ka dëmtuar neve. Dorëzuam ankesë dhe presim që KSHZ të bëjë krahasimin e të dhënave reale me raportet që kanë marrë. Rezultatet nga kutitë e votimit të cilat i kanë regjistruar vëzhguesit tanë, nuk korespondojnë me të dhënat elektronike të cilat janë dërguar në KSHZ. Këtë e kemi dokumentuar. Ne jemi të dëmtuar për një deputet në Njësinë e dytë zgjedhore nga VMRO-DPMNE-ja dhe për një deputet në Njësinë e gjashtë zgjedhore nga BDI-ja”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për TV Nova.