Lëvizja Besa që udhëhiqet nga Afrim Gashi, ka komentuar për Gazetën Lajm informacionin se kryesia e BDI-së mbrëmë ka marrë qëndrim kundër përfshirjes së tyre në qeveri.
Nga Lëvizja Besa thonë se negociatat varen ekskluzivisht prej tyre dhe prej kryeministrit Zoran Zaev, e jo nga subjekte tjera.
“Negociatat me kryeministrin Zaev vazhdojnë. Të mërkurën duhej të realizohet takimi i radhës, mirëpo u anulua për shkak të zhvillimeve të shumta politike. Deri në këtë moment ekziston interesim i dyanshëm për përfshirjen tonë në qeveri. Ka ende shumë gjëra për të diskutuar, kurse takimi i ardhshëm do të zhvillohet prej ditës së hënë e tutje. Deri tani ka atmosferë pozitive, por gjithçka do të varet nëse do të gjemë gjuhë të përbashkët për çështjet kyçe”, kanë thënë për Gazetën Lajm burime në Lëvizjen Besa.