Pas një fushate disajavore të suksesshme, me tubime dhe marshe të suksesshme gjatë javëve të kaluara dhe thirrjeve disajavore për një ‘’PO’’ të fuqishme më 30 shtator, Lëvizja BESA sonte në bastionin e saj në Çair e përmbylli fushatën për referendum. Me këtë rast mijëra aktivistë dhe simpatizantë të BESËS i thanë ‘’PO’’ të fuqishme ditës së 30 shtatorit.
Para mijëra simpatizantëve, aktivistëve dhe qytetarëve të Çairit, në një atmosferë madhështore ku gjitha zërat në sallën e sportit ‘’ Shaban Tërstena’’ brohoritnin ‘’ PO’’ në 30 shtator, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve tha: ‘’ PO – ja është e juaja, ku bashkë me PO-në tuaj, fiton e ardhmja jonë europiane. Të dashur të pranishëm, një PO në ditën e diel më 30 shtator, nënkupton mirëqenie, barazi të plotë, siguri dhe të ardhme europiane. Kjo atmosferë madhështore, që po mbizotëron para mijëra aktivistëve dhe simpatizantëve tanë në Çair, dëshmon fuqishëm se kjo e diel, do të jetë vetëm ‘’PO’’, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi. Ai më tej vazhdoi fjalimin, duke thënë se: ‘’ Më 30 shtator, nuk duhet të kemi asnjë dilemë se në cilën anë duhet të jemi, rruga jonë e vetme, si shtet por edhe si komb është rruga kah NATO dhe BE-ja… ejani të gjithë së bashku që më 30 shtator t’i themi PO të ardhmes sonë europiane’’, përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.
#Dil #PËR #Referendum #NATO #EU

