Pas paralajmërimit për hetimi për krimin financiar të katër ish kryetarëve shqiptarë të komunave të cilin e paralajmëroi dje Prokuroria Themelore, Lëvizja BESA-Karshiakë pëmres një reagimi me shkrim ka kërkuar që organet e drejtësisë të zbardhin të gjitha keqpërdorimet që ish kryetarët e komunave i kanë bërë në Komunënë e Studeniçanit.
“Si duket gjunjëzimi i pushtetit VMRO-BDI ka filluar t’i jep edhe sinjalet e para të rehabilitimit të sistemit te drejtësise dhe atij gjyqësorë , i cili deri më tani ka mbrojtur apo ka mbuluar krimet e funksionarëve të partive në pushtet, në këtë rast kryetarëve të disa komunave shqiptare, gjë që ka dëmtuar interesin e qytetarëve shqiptarë. Në këtë drejtim ishte lajmi për ngritjen e procedurave hetimore nga Prokuroria themelore për keqpërdorime finansiare nga disa kryetarë komunash,mes tjerëve edhe kryetarët e Komunës së Studeniçanit. Shpresojmë që ky është fillimi i zgjidhjes së nyjes enigmatike për prapambeturinë dhe mjerimin që mbretëron në vendbanimet e Komunës së Studeniçanit edhe pas 20 viteve funksionim, e që si duket ka të bëjë me mallverzimet dhe krimin finansiar që kanë bërë kryetarët e deritanishëm të komunës sonë.
Padyshim, dalja e Lëvizjes BESA në skenën poltike, pasi që rrëzoi pushtetin mizorë, po jep edhe efektet e para pozitive në drejtim të funksionimit të shtetit ligjorë me çka popullata jonë do të shpëtoj nga këta kryetarë të cilët për 20 vite nuk na nxorën në mejdan asnjë gjë pozitive (apo edhe atë pak punë që e kanë bërë do ta paguaj populli gjatë kohë bile me kamatë) përkundrazi ata vizion të vetëm kishin grabitjen dhe pasurimin vetjak në kurriz të popullatës. Kështu do të dëshmohet se kryetaret e Komunës së Studeniçanit kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë zero transparencë për harxhimin e parave të qytetarëve që u dëshmua edhe nga një hulumtim i bërë nga Center for civil communications në lidhje me Indeksin e transparencës aktive 2016 ku Komuna e Studeniçanit bënë pjesë në rangimin e komunave të dobëta sipas indeksit për transparencë aktive.
Përndryshe kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit në kohën që mori mandatin bëri akuza të rënda ndaj paraardhësit të tij nga radhët e BDI-së për malverzime finansiare dhe për zhytje të komunës në borxhe të mëdha, dhe si për çudi Azem Sadiku sot e kësaj dite nuk i zbardhi ato malverzime e as që ka raportuar para qytetarëve se sa ishte dhe sa është aktualisht borxhi i Komunës së Studeniçanit. Prandaj Lëvizja BESA -Karshiakë kërkon që këto raste të hetohen deri në fund dhe të zbardhen të gjitha keqpërdorimet dhe kryerësit të dalin para drejtësisë, me çka së paku qytetarët do të dijnë kush janë ata keqbërës në mënyrë që të njejtit të mos u hyjnë edhe një herë në votër”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA-Karshiakë.
Ndërsa dje nga Prokuroria Themelore nuk dhanë detaje se për cilët kryetar ose gjatë cilave mandate kanë ndodhur keqpërdorimet, por vetëm tha se do të bëhet hetime dhe shqyrtime të padive që përmbajnë provat për krimin e bërë, dhe më pas do të ngriten edhe akuza.

