Që në themelimin e saj Lëvizja BESA është krijuar me vetëinicativë të popullit, pra strukturimi ka shkuar prej posht – lartë, e jo si te partitë tjera tradicionale. Kështu, edhe pas zgjedhjeve parlamentare deputetët e Lëvizjes BESA, kryetarët e degëve, nëndegëve, anëtarët, e të gjithë forumet e tjera partike, kanë qëndruar në kontakte të vazhdueshme me shqiptarët e Maqedonisë, aty ku ka qoftë edhe një shqiptarë në fshatrat e Maqedonisë, sepse nëse ata na besuan votën e tyre, kjo do të thotë të jesh zëri i tyre, e jo e kundërta.
Përfaqësuesit e BESËS, edhe për një çështje që mund të konsiderohet nga shumëkush si e vogël, ata e diskutojnë brenda për brenda strukturave për të arritur më të mirën, për të qenë zëri i shumicës kudo që prezantojnë synimet e BESËS përfaqësuesit e saj. Me çka anketa e fundit e publikuar është një nga komponentët, apo treguesit rreth disponimit për partitë politike, por e mira e BESËS është se disponimin e shqiptarëve e di më së miri, sepse pikërisht takimet në terren, pa marrë parasysh situatat, i ka në kontinuitet me anëtarësinë, ngase politika nënkupton që të jesh shërbyes i interesave të popullit.
Pra, kjo anketë e dëshmon se BESA është zëri real i shqiptarëve që janë bashkuar në idealet e saj, kështu me fitoren e Lëvizjes – fitojnë shqiptarët në realizimin e synimeve të tyre të kahmotshme.
P.S: Anketa e publikuar së fundmi është realizuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Agjencia PROSPEKT dhe TV TELMA, me mbështetjen e USAID.