Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi tha se partia e tij është e gatshme të votojë në Kuvend për qeverinë e re nëse presidenti e mandaton liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Ibrahimi sqaron se partia që përfaqëson ai është shumë e interesuar për ta larguar nga skena politike Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO – DPMNE lidershipi i së cilës thotë se është i inkriminuar dhe udhëheq politika antishqiptare
Ne nuk e kemi fshehur se nëse është në interes të largimit të VMRO-së dhe këtij lidershipi të saj prej skenës politike në Maqedoni, mund të bashkëbisedojmë me Zaevin për një shumicë tjetër parlamentare”, tha Zeqirija Ibraimi Nënkryetar i Lëvizjes BESA.
Megjithë gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Zaevin, nga Lëvizja Besa thonë se për modalitetet do të diskutohet pasi kreu i social demokratëve të merr mandatin. Lidhur me bashkëpunimin me LR-PDSH-në, Ibrahimit thotë se Sela fillimisht duhet të kërkojë falje për deklaratat kundër lëvizjes BESA.
Për modalitetet e pjesëmarrjes tonë në këtë shumicë parlamentare dhe pastaj në ekzekutiv i bie të flasim në kohën që e merr Zaevi mandatin. Mendoj se është akoma mjaft herët për faktin e thjeshtë sepse në opinion ekziston një skeps e madhe se a thua vallë i mbërrin mandati Zaevit. Po ta marr ai mandatin atëherë do të flasim për mundësit e bashkëpunimit me të”, tha ZEQIRIJA IBRAIMI Nënkryetar i Lëvizjes Besa.