Sot, pa praninë e mediave është realizuar takim i kryetarit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi dhe kryeministrit Zoran Zaev, për kyçjen e saj në Qeveri.
Zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani për “Nezavisen Vesnik” tha se bisedimet për hyrje në qeveri janë në përfundim dhe se ditët në vijim edhe zyrtarisht Besa e Gashit do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
“Për parimet e bashkëqeverisjes jemi mar vesh, ka mbetur pjesa e resorëve që do të jetë tema që do të përfundojë këto ditë . Për neve është e rëndësishme që të kontribuojmë në këtë kthesë të madhe për vendin , për shkak se ndodhemi në një fazë ku duhet të antarësohet vendi në BE dhe në NATO”, theksoi Murtezani. /Gazeta Lajm/