Më poshtë reagimi i plotë i BESA:
SQARIM
Sqarojmë opinionin publik se Dega e Lëvizjes BESA në Kërçovë, me kryetar Agim Sadikun, sekretar Rexhep Asanin, anëtarët e kryesisë Valbona Adili Emini dhe Bejtulla Eminin, si dhe anëtarësinë e saj, si të gjitha degët e tjera, i nënshtrohet moratoriumit të shpallur të aktiviteteve partiake me qëllim bashkimin e VLEN-it në një subjekt.
Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, në mbledhjen e 12 shkurtit 2026, shkarkoi kryesinë e partisë dhe autorizoi kryetarin Bilall Kasami që të vijojë bisedimet për bashkimin e VLEN-it. Në të njëjtën mbledhje, u shkarkua nga anëtari i Kuvendit Qendror edhe individi i nënshkruar sot në një kumtesë pa bazë juridike në emër të Degës së Kërçovës.
Këto që shohim sot janë tentativa të motivuara nga jashtë për ta dëmtuar Lëvizjen BESA dhe VLEN-in, përfshirë procesin e bashkimit të VLEN-it në një subjekt. Tentativa të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por siç kanë dështuar gjithmonë, ashtu do të dështojnë edhe tani.


